Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

8,446 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 8,446 persona.

Ndërsa, numri total i të vaksinuarve deri më tani është 118 mijë e 538 persona.

Në Kosovë më 15 qershor ka filluar vaksinimi masiv me vaksinën kundër COVID-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar procedurat për qytetarët në mënyrë që ata të mund të vaksinohen.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

Ministria e Shëndetësisë sqaron procedurat e caktimit të termineve për vaksinën kundër COVID-19