6 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona me COVID-19.

Në mesin e tyre është edhe një 62  vjeçar nga Dragashi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 73,635 raste nga 332,713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 9.782.