49 persona në Kosovë shërohen nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar të shëruar nga infeksioni me COVID-19 49 persona, përderisa janë infektuar 124 të tjerë.

Nga njoftimi i IKShPK-së bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë nga coronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Prishtina mbetet njëra ndër komunat me më së shumti raste të të infektuar me SARS-CoV-2, sot në këtë komunë janë shënuar 72 raste të reja të infektimit me COVID-19.

17 mijë e 263 persona janë infektuar deri më tani nga COVID-19 në nivel vendi, 14 mijë e 836 janë shëruar ndërsa rezultojnë të vdekur 657.

124 raste të reja me COVID-19 në Kosovë