32 mantelbardhë në Pejë të infektuar me COVID-19

COVID-19 ka prekur edhe vijën e parë të frontit.

Nga Spitali Rajonal i Pejës bëhet e ditur se 32 mantelbardhë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

“9 mjekë, 12 Infermerë dhe 11 nga Shërbimet Administrative dhe Teknike”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

KALLXO.com pati raportuar edhe më parë për infektimin e mantelbardhëve në nivel vendi, sipas informacioneve të Odës së Mjekëve të Kosovës rezultuan 20% e mantebardhëve pozitivë me SARS-CoV-2.

Tutje nga raporti i spitalit bëhet e ditur se 24 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë.

Pejë, 24 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë