2,753 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID19, gjatë 24 orëve të fundit

Vaksinimi kundër infeksionit të coronavirusit është duke vazhduar në gjithë vendin.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike del se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2,753 qytetarë, kështu numri i të vaksinuarve ka arritur në 86,489 persona.

Për disa qytetarë nga sot, ka filluar edhe vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës kundër SARS-CoV-2.
Fushata e vaksinimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.

Nesër fillon vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës për personat e vaksinuar më 31 mars dhe 12 maj 2021