COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

20 të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19 në Shqipëri

COVID-19 brenda 24 orëve la të vdekur 20 persona në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri gjithashtu ka njoftuar se 916 raste pozitive me coronavirus janë regjistruar për 24 orë nga 3,689 testime.

Deri më tani në Shqipëri 105,229 qytetarë janë infektuar me SARS-CoV-2, ndërsa 1,756 qytetarë kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Infeksionin COVID-19 e kanë tejkaluar 68,007 qytetarë. Por, ende 35,466 raste janë aktive me COVID-19. Nga muaji i kaluar, 11 janar 2021, Shqipëria gjithashtu ka filluar testimin me vaksinën anti-COVID-19.

MSh ka bërë të ditur se deri më tani 11,136 qytetarë janë vaksinuar.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar”, thuhet tutje në njoftimin e MSh-së.

Në anën tjetër Kosova ende nuk ka filluar vaksinimin e qytetarëve edhe pse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pati premtuar se vaksinat do të vijnë në muajin shkurt.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Pandemia ‘thyen kufijtë’ Kosovë – Shqipëri, nga fillimi i COVID-19 rreth 100 qytetarë nga Shqipëria janë trajtuar në Kosovë