COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

13 të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19, njëri 56 vjeçar

13 vdekje janë shënuar në Kosovë brenda 24 orëve si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

Në mesin e të vdekurve është edhe një 56 vjeçar nga Juniku.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, bënë të ditur IKShPK.

Tutje është bërë e ditur se sot janë shënuar edhe 609 raste të reja me COVID-19. Përderisa janë shëruar 350 persona të tjerë.