10 mjekë dhe 12 infermierë janë të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Vija e parë e frontit kundër COVID-19 janë duke u infektuar nga pandemia e coronavirusit duke vënë në rrezik shërbimet shëndetësore në vend.

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë të infektuar 10 mjekë, 12 infermierë dhe shtatë punëtorë të shërbimit administrativ dhe teknik.

Në anën tjetër, Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova ka 4.578 mjekë në përgjithsi, përderisa 20% në përgjithësi të mantelbardhëve janë infektuar me COVID-19.

Numër i lartë i të infektuarve është shënuar këtë muaj. Vetëm dje janë regjistruar 645 raste të reja me SARS-CoV-2, përderisa 12 persona kanë vdekur për 24 orë.

Vendi gjithashtu është duke rrezikuar edhe nga numri i ulët i shtretërve nëpër klinika dhe spitale rajonale në vend me 838 shtretër për pacientët me COVID-19.

Kriza, në nivel vendi janë vetëm 838 shtretër për pacientët me COVID-19