1 mijë e 770 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 1 mijë e 770 raste aktive të infektimeve me COVID-19.

Numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19 është rritur ditëve të fundit, në 24 orët e fundit në nivel vendi janë regjistruar 124 raste të të infektuarve, ndërsa janë shpallur të shëruar 49 persona të tjerë.

Komuna me më së shumti raste me COVID-19 mbetet Prishtina, e cila sot ka shënuar 72 raste.

Kosova është duke u përballuar me pandeminë COVID-19 që nga muaji mars i këtij viti dhe që nga rasti i parë i infektimit me coronavirus e deri më tani 17 mijë e 263 persona janë infektuar nga kjo pandemi e cila për përfshirë gjithë botën, përderisa prej tyre janë shëruar 14 mijë e 836 ndërsa kanë vdekur 657 si pasojë e infeksionit.

Në nivel global pandemia e coronavirusit ka prekur 41 milion e 143 mijë e 994 persona, ndërsa një milion e 131 mijë e 111 kanë vdekur, dhe 30 milion 682 mijë e 402 rezultojnë të shëruar.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19