Ilustrim

​Pastë kanelle kundër migrenës

Migrena është si një mysafir i padëshiruar, e cila shfaqet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të eliminohet.

Lajmi i mirë është se atë mund ta luftoni në kushte shtëpie dhe në mënyrë natyrale, pasi pasta e kanellës qetëson dhembjet.

Nëse vuani shpesh nga dhembjet e kokës, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë.

Një alternativë është marrja e pilulave ose bërja e ushtrimeve për të provuar të kuroni dhimbjen tuaj, por këto ilaçe janë të përkohshme, domethënë dhimbja e kokës mund të kthehet gjithmonë.

Ajo që mund të bëni për të përmirësuar gjendjen është pasta e kanellës.

Gjithë çfarë duhet të bëni  është të merrni disa shkopinj kanellë dhe t’i grini ata në pluhur.

Pastaj, vazhdoni të shtoni pak ujë në të, duke e kthyer atë në një paste të trashë.

Aplikoni këtë pastë në ballin tuaj sa herë që keni një sulm të migrenës.

Ky ilaç natyral në shtëpi lufton migrenën dhe qetëson dhembjet. Lani pastën pas 25-30 minutave./21Media