Foto: RTV 21

Shembje dheu në Prishtinë, ndërpritet mësimi në një shkollë (FOTO)

Në rrugën “Qamile Jaka” në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.

Adonis Tahiri drejtori i Inspeksionit, tha se sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit.

“Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut, në të cilën kanë filluar punimet, ndodhen objekte në të cilat banojnë qytetarët.

Kurse, në shkollën fillore “Naim Frashëri”, ndërpritet mësimi.