Gjimnazi "Haxhi Zeka" në Istog - Foto: Facebook

Shembet një pjesë e tavanit të një klase në gjimnazin e Istogut

Në një klasë të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog ka rënë një pjesë e plafonit gjatë ndërrimit të pasdites.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Istogut, Hajrush Shoshi, ka thënë për KALLXO.com se është shembur rreth një metër e gjysmë e ‘mallterit’ të tavanit të një klase në katin e parë të gjimnazit.

“Në katin e parë të shkollës në një klasë ka rënë rreth një metër e gjysmë e mallterit të tavanit, diku te tavolina e profesorit”, ka thënë Shoshi për Kallxo.com.

Por sipas drejtorit Shoshi askush nuk është lënduar.

“Fatbardhësisht askush nuk është lënduar”, ka thënë Shoshi.

Ai ka deklaruar se shkolla është e vjetër dhe se pas këtij rasti duhet të kontrollohen edhe tavanet nëpër klasat e tjera nëse ka rrezik të bien.

“Duhet me riparu, po ashtu edhe me hulumtu edhe pjesët e tjera nëse janë të dëmtume për me i rregullu”, është shprehur Shoshi për Kallxo.com.

Gjatë muajit shtator është raportuar edhe për shembjen e një pjese të tavanit në një klasë të shkollës fillore “Vehbi Ibrahimi” në fshatin Uglarë të Gjilanit.

https://kallxo.com/shembet-tavani-i-shkolles-ne-gjilan-nxenesit-largohen-pa-u-lenduar/

Një muaj më vonë dy persona me inicialet A.LL dhe M.I janë akuzuar nga Prokuroria e Gjilanit për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’, në rastin e shembjes së tavanit në shkollën e fshatit Uglarë.

https://kallxo.com/aktakuze-lidhur-me-shembjen-e-tavanit-te-shkolles-ne-gjilan/

www.kallxo.com