Shefqet Kabashi do të lirohet nga arresti

I mbijetuari i masakrës së Dubravës në maj të vitit 1999, i cili dje u arrestua për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në manifestimin brenda Burgut të Dubravës, pritet të lirohet nesër në procedurë të rregullt.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Shefqet Kabashi do të lirohet në procedurë të rregullt pasi të kalojë afati i ndalimit 48 orësh”, tha Nikçi.

Kabashi u arrestua dje nga ana e policisë së bashku me katër persona të tjerë.

Pas kontrollimit në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të cilën ai e posedonte pa leje.

Incidenti në Dubravë policia i konfiskon pistoletë Shefqet Kabashit

Kabashi gjatë manifestimit në Burgun e Dubravës filloi të flasë duke kritikuar të mbijetuarit të tjerë të kësaj masakre dhe personalitete politike në Kosovë.

Lajmin për incidentin në Burgun e Dubravës e kishte konfirmuar Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaqi.

“Po ka ndodhur një incident. Ish i burgosuri Shefqet Kabashi e ka prishur rendin dhe qetësinë publike. E ka penguar rrjedhën e manifestimit i cili po mbahej për të shënuar përvjetorin e Masakrës së Dubravës dhe për këtë arsye kemi qenë të detyruar që të japim detyrë që i njëjti të largohet nga hapësirat e burgut”, tha Thaqi për KALLXO.com.

Incident në ceremoninë në Dubravë, veterani i UÇK-së i quan tradhtarë liderët

 

23 Maj 2019 - 16:51

Kastriot Berisha 23/05/2019 - 16:51
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend