Ndertesa e Komunes se Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Shefi i kabinetit Gazmend Muhaxherit dhe zyrtarë të tjerë po hetohen për korrupsion

Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar se Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është duke u hetuar lidhur me një tender.

Kur u pyet nga KALLXO.com nëse Sheremeti është duke u hetuar për këtë rast, Prokuroria e Pejës u përgjigj se pesë persona janë duke u hetuar në lidhje me keqpërdorimet me një tender.

“Konfirmojmë se kemi pranuar kallëzim penal për rastin në fjalë nga Policia e Kosovës, dhe për të njëjtin rast Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj 5 personave; 4 prej tyre të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, dhe 1 për veprën penale “mashtrim”,  tha Prokuroria e Pejës për KALLXO.com.

Sipas burimeve të KALLXO.com, shefi i kabinetit të kryetarit Muhaxheri dyshohet se ka nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme një kontratë të cilën nuk e kishte nënshkruar komisioni për pranim.

Sheremeti tha për KALLXO.com se nuk është në dijeni se është duke u hetuar e as që është ftuar për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria.

“Nuk është e vërtet kjo punë, nuk kam informatë për ketë punë, sigurisht nuk kam marrë asnjëherë ftesë prej Prokurorisë kur të marr do t’i përgjigjem”, tha Sheremeti.

29 Mars 2019 - 16:00

Kastriot Berisha 29/03/2019 - 16:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend