Shefi i AKI-së Jep Dorëheqje

Driton Gashi e ka pranuar kërkesën e Kryeministrit Ramush Haradinaj për ta liruar detyrën e tij si shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Gashi ka disa ditë që e ka dorëzuar postin te Kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

“Po, z.Gashi ka disa ditë që e ka dorëzuar postin e tij”, tha shkurtimisht zëdhënësja e Qeverisw për KALLXO.com

Kryeministri Haradinaj kishte kërkuar nga Gashi dhe nga ish ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj që të lirohen nga detyrat dhe përgjegjësit e tyre.

Sefaj këtë e kishte bërë javën e kaluar.

http://kallxo.com/flamur-sefaj-jep-doreheqje/

 

Këto kërkesa Haradinaj i kishte bërë pasi që autoritet e sigurisë në Kosovë i kishin depërtuar për në Turqi 6 shtetas turq dhe për këto nuk kishte qenë i informuar Haradinaj.

http://kallxo.com/haradinaj-liron-nga-detyra-shefin-e-aki-se-dhe-ministrin-e-brendshem/