Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Fotografi nga arkivi.

ShBA nxit marrëveshje Kosovë- Serbi, kërkojnë heqjen e taksës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rideklaruar se janë për dialog të Kosovës me Serbinë dhe për heqjen e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet një komunikate kanë cituar qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqës, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, thuhej në letrën e Trump.
Në komunikatë është bërë e ditur se Kosova do të bart pasojat e vendimeve të saj në arenën ndërkombëtare.

Në komunikatë është bërë e ditur se Kosova do të bartë pasojat e vendimeve të saj në arenën ndërkombëtare.

“Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare. Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale”, thuhet në njoftim.

Ata theksuan se  thërrasin hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqes dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive.

“Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, përfundon njoftimi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot  pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të mos e respektojë letrën e Presidentit amerikan Donald Trump ku kërkohet heqja e taksës 100 % ndaj Serbisë.

“Nuk e kemi plan njëherë mos me e respektu letrën e presidentit Trump, ne kemi me i dhanë mundësi procesit të dialogut”, ka deklaruar Haradinaj.

Lidhur me propozimin e komisionarit Hahn për heqje të taksës, Haradinaj tha se janë të gatshëm ta suspendojnë taksën deri në nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, e cila marrëveshje sipas tij do të përfshinte edhe njohjen reciproke.

https://kallxo.com/taksa-ndaj-serbise-haradinaj-se-kemi-ne-plan-mos-me-e-respektu-letren-e-pesidentit-donald-trump/