Haxhi Shala - Foto: Facebook

Shala: Dialogu Kosovë-Serbi, Dialog i Individëve

Kryetari i Komisionit parlamentar për Siguri, Haxhi Shala, tha sot në takimin e organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe KDI bashkë me kryetarët e komisioneve parlamentare se ende nuk e ka pranuar dokumentin e marrëveshjes për Policinë në veri.

“Unë mund të them që dialogu Kosovë-Serbi ka qenë një dialog i individëve dhe jo institucional. Andaj duhet të kërkojmë nga ata si presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa për të ditur rreth këtyre marrëveshjeve”, theksoi Haxhi Shala në këtë takim, ku u vlerësua se dialogu ka qenë kryesisht i mbyllur dhe se roli i Kuvendit është esencial.

http://kallxo.com/kuvendi-nuk-mund-ta-mbikeqyre-dialogun-nese-ai-udhehiqet-nga-presidenti/

Në këtë takim u vlerësua se nëse dialogu do të udhëhiqet nga presidenti i Kosovës, atëherë Kuvendi nuk do të mund ta mbikëqyrë këtë dialog.