Figura shahu - Foto: REL

Shahistja indiane tërhiqet nga gara për shkak të shamisë

Kampionia indiane e shahut, Soumya Swaminathan, u tërhoq nga një turne aziatik në Iran, për shkak të ligjit për mbulim të detyrueshëm të kokës në këtë vend.

Swaminathan tha se ky rregull është shkelje e të drejtave të saj personale.

“Në rrethanat aktuale, mënyra e vetme për mua që të mbroj të drejtat e mia personale, është të mos shkoj në Iran”, tha ajo në një postim në Facebook.

Kampionati i Shahut në Azi do të nisë muajin e ardhshëm në Iran.

Swaminathan, e cila është numër 5 në Indi, u tha mediave lokale se turneu, fillimisht, ka qenë e paraparë të mbahet në Bangladesh.

“Me publikimin e datave dhe vendit të ri, unë u tërhoqa”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që një atlete e Indisë tërhiqet nga një turne, për arsye të njëjtë.

Heena Sidhu, qitëse me armë, u tërhoq nga një turne në Iran në vitin 2016. (REL)

13 Qershor 2018 - 19:40

REL 13/06/2018 - 19:40
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend