Sfidat që e presin FSK-në në ditën e tretë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’

Në ditën e tretë, në ushtrimin fushor ‘Shqiponja 6’, njësitë e FSK-së do të sfidohen me situata ku do të kërkohet angazhim i forcave specialiste të vendeve partnere.

Do të ketë situata ku mund të dyshohet që grupet kriminale mund të kenë vendosur mjete të helmuara në afërsi të liqenit të Batllavës.

Grupet kriminale do të tentojnë të bllokojnë lëvizjet e trupave tona në zonën e operacionit duke vendosur barrikada në rrugë.

Do të ketë familje në nevojë për ndihmë dhe evakuim, do të ketë kontrabandë me armë dhe gjithashtu mund të ketë sulm në njësitë e forcës në detyrë.

Në ditën e parë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, që u zhvillua më 3 maj 2018, 700 ushtarë janë dislokuar dhe janë vendosur në kampin fushor në Koliq.

Në ditën e dytë, më 4 maj, është simuluar një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme është rritur niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lumë.

Ky është episodi i tretë i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, KALLXO Forca.

KALLXO Forca transmetohet në RTK dhe Facebook të KALLXO.com, në orën 20:20.