Sfidat në Rritjen e Cilësisë së Produkteve Vendore

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) sot mban tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”.

Në këtë tryezë do të prezantohet edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.

Punimi do të trajtojë gjendjen aktuale të infrastrukturës së cilësisë në përgjithësi dhe të standardeve në veçanti.

Tryeza mëton të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi këtë problematikë dhe për të propozuar hapa përpara.