Jeff Sessions - Foto: REL/Reuters

Sessions: Të forcohet partneriteti me vendet e Ballkanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, ka thënë Prokurori i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Jeff Sessions.

Në një takim me zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Zagreb, Sessions tha se bashkëpunimi ka treguar tashmë rezultate të mira, porse mund të bëhet edhe më shumë.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions. (REL)