Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Sërish vonesa në seancën për dialogun

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila duhet të kishte nisur që nga ora 14;00 ende nuk ka filluar.

Kryetari i kuvendit Kadri Veseli një orë më parë tha se seanca do të filloj në orën 16:30 por ende nuk ka filluar.

Në sallë janë disa deputetë të AKK dhe NISMA-s, ndersa deputet të PDK-së dhe PSD-së nuk janë në sallë.

Në orën 14 ishte paraparë mbahet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Mëngjesin e sotëm kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen ku edhe u caktua mbajtja e seancës së jashtëzakonshme. Lëvizja vetëvendosje nuk mori pjesë në mbledhje, duke bërë kështu që të injoroj kërkesë e PAN-it dhe PSD-së.