Flamuri i Kosovës - Foto: Rtv21

Serbia thotë se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, MPJ e mohon

Grenada është vendi i nëntë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu raportojnë sot mediet serbe.

Megjithatë, një gjë të tillë u mohua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, shkruan rtv21.tv.

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj në një prononcim për portalin rtv21.tv tha se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Grenadës nuk është e vërtetë.

Grenada ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, për një ditë me Libinë. Lajmin e kishte bërë të ditur nga New Yorku, Hashim Thaçi, atë kohë Kryeministër i Kosovës./21Media