Vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi - Foto: KALLXO.com

Serbia i dorëzon Kosovës raportin e hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, tha të mërkurën se autoritetet serbe i kanë dorëzuar institucioneve të Kosovës materialet rreth hetimeve për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, një vit më parë në Mitrovicën e Veriut.

Në një intervistë për televizionin serb Pink, Kuburoviq nënvizoi se materialet janë dërguar në bazë të kërkesës së Prishtinës për t’i pasur materialet e intervistave që kanë zhvilluar organet serbe të hetuesisë rreth vrasjes së Ivanoviqit.

“Kjo flet që beogrqadi është ende i gatshëm të bashkëpunojë dhe të përgjigjet në të gjitha kërkesat që vijnë nga Prishtina. Nuk kemi komunikim të tillë të dyanshëm nga ana e Prishtinës”, tha Nela Kuburoviq.

Ajo tha se komunikimi me institucionet e Kosovës shkon përmes Zyrës së Bashkimit Europian.