Thaçi e Vuçiq - Foto: REL/CourtesyPhoto

Vuçiq për marrëveshjen me Kosovën: Nuk është aq larg sa duket

Dy dekada pas mosmarrëveshjes më të madhe të pazgjidhur të Evropës, presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuqiç thotë se është koha për një marrëveshje me Kosovën.

Pasi Greqia dhe rajoni ish-Jugosllav i Maqedonisë zgjidhën një përplasje me emrin e vendit, presioni ndërkombëtar po zhvendoset tek Vuqiç për të punuar për një marrëveshje me udhëheqësin kosovar Hashim Thaçi. Kjo do t’i lejonte të dyja palët të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian dhe të paktën në rastin e Kosovës, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, shkruan Bloomberg.com

“Të dy shtetet e dimë se çfarë duam. Nuk është aq larg sa duket. Të dy udhëheqësit do të duhet t’u shpjegojnë votuesve se asnjëra palë nuk do të marrë gjithçka që dëshiron”, tha Vuçiq në një intervistë në një konferencë globale të sigurisë në Mynih.

Ndërsa vështrimi i Serbisë është shtytja e mundshme ekonomike për t’u bashkuar me BE-në, Kosova po kërkon të çimentojë pavarësinë e saj dhe Evropa dëshiron të rrisë stabilitetin në Ballkan.

Pothuajse një marrëveshje

Thaçi dhe Vuçiq kishin afruar një marrëveshje verën e kaluar, por mundësia që ajo të përfshinte një shkëmbim toke në Ballkan, skena e luftimeve më të këqija të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, nxiti shtyrjen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kjo do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të kërcënonte vite përpjekjesh për të thyer lidhjet e gjakut dhe tokës ndërmjet etnisë dhe kufijve kombëtarë, edhe pse SHBA-ja ka qenë më e hapur.

Rusia dhe Kina, të cilat kanë mbështetur refuzimin e Serbisë për të njohur Kosovën, tani thonë se do të mbështesin çfarëdo qëndrimi që Beogradi merr.

Megjithatë, Rusia është e kujdesshme për të mbështetur çdo marrëveshje që mund të shpejtojë anëtarësimin e Serbisë në BE dhe të zvogëlojë më tej gjurmët e saj rajonale në rënie.

Thaçi, duke folur në një intervistë të shtunën në Mynih, tha se dëshiron të besojë se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes.

“Kjo është mënyra më e mirë përpara për vendet tona dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi.

Kosova, e populluar kryesisht nga shqiptarët etnikë, shpalli pavarësinë në vitin 2008, nëntë vjet pasi një fushatë bombarduese e NATO-s nxori trupat e Millosheviçit. Ende asnjë qeveri serbe nuk ka pranuar një Kosovë të pavarur.

Pengesat erdhën në fokus kur Vuçiq dhe Thaçi u ulën në Mynih të shtunën për një debat të rrallë publik. Nganjëherë, biseda zbriti në akuzat për vrasjet dhe përdhunimet e kaluara gjatë konfliktit të të dy palëve.

Marrëdhëniet u përkeqësuan vitin e kaluar pasi Serbia e bllokoi hyrjen e Kosovës në Interpol, në organiztën ndërkombëtare të policisë dhe Kosova paraqiti tarifa prej 100 për qind për mallrat serbe.

Ndërsa të dy liderët thonë se janë gati të rifillojnë bisedimet, Vuçiq tha se tarifat duhen hequr së pari dhe çdo marrëveshje kërkon lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.