Nga një seancë e gjykimit të Milorad Zajiqit. Foto: Kallxo.com

Serbi i akuzuar për krime lufte, sot para gjykatës në Pejë

Sot para gjykatës në Pejë pritet të dalë Milorad Zajiq, serbi i akuzuar për krime lufte në fshatin Dush të komunës së Klinës.

Zajiq në shqyrtimin fillestar ishte deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat për të cilat ngarkohet.

“Jam i pafajshëm për akuzat që më ngarkohen”, pati deklaruar Zajiq.

Ai akuzohet se kishte marrë pjesë në përndjekjen e fqinjëve të tij shqiptarë në fshatin Dush të Klinës në qershor të vitit 1998.

Në aktakuzë thuhet se Zajiq e kishte ofruar shtëpinë e tij si bazë për forcat e armatosura serbe duke qëlluar në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Sipas aktakuzës, ai ishte parë nga fqinjët derisa shkarkonte nga makina e tij Zastava armë ndërsa në mbrëmje i vetëm kishte nisur të qëllonte në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Nga këto sulme mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit  Zade, Osman dhe Haradin Marmullaku.

Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë gruaja dhe vajza e të dëmtuarit Xheme Marmullaku dhe Ismet e Bashkim Marmullaku.

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-kline-ndihet-i-pafajshem/