Përfaqësues të Listës Serbe - Foto: REL

Serbët Mblidhen në Veri

Kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq, ka ftuar përfaqësuesit e katër komunave veriore të vendit me popullatë shumicë serbe që të marrin pjesë në takimin urgjent ku do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në veri.

Në komunikatë për media thuhet se takimi do të mbahet sot në orën 12:44 në veri të Mitrovicës.

Lista Serbe, ndërkohë dje, kërcënoi me shpallje të njëanshme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.