Rexhep Selimi, VV

Selimi: Ushtria Pazar i Rrezikshëm mes Qeverisë dhe Listës Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se Qeveria e ka futur në lojë të keqe çështjen e themelimit të ushtrisë me listën serbe.

“Kjo Qeveri e ka futur fatin e Qeverisë së vendit në një lojë të keqe me listën serbe. Kjo lojë përveç që është e keqe është edhe e rrezikshme për ushtrinë dhe sigurinë e vendit. Përveç që është lojë e keqe, është edhe pazar i rëndë për Kosovën”, tha Selimi.

Gjatë seancës së sotme plenare ai tha se do t’i mbështesin amendamentet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Selimi tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka në  listën e institucioneve të autorizuara të sigurisë ushtrinë e vet si mbrojtëse e sovranitetit të vet territorial.

“Në ndërkohë nëpër rrugë procedurale herë në Qeveri, herë në parlament, ka kohë që qarkullojnë amendamentet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura. Këto amendamente i kishim edhe vjet në legjislaturën e kaluar, i kemi edhe tani”, tha Selimi.

“Serbët e kundërshtonin e neve na akuzonin për mos votimin e këtyre amendamenteve”, shtoi Selimi.