Kreu i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj - Foto: KALLXO.com

Selimaj mungoi në seancat kundër Kusari-Lilës, bie padia për shpifje

Padia ndaj Mimoza Kusari-Lila për shpifje e ushtruar nga Ali Selimaj, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjakovës konsiderohet si e tërhequr nga Gjykata.

Kjo pasi tri herë radhazi se seancat gjyqësore ka munguar paditësi, kryeprokurori Ali Selimaj.

Avokati  Selimajt, dhe njëherit djali I tij, Meshar Selimaj e ka konformuar mosprezencën e kryeprokurorti në seancën gjyqësore, ku e paditur ishte Mimoza Kusari-Lila, aktualisht deputete në Kuvendin e Kosovës nga Aletrantiva.

“Për shkak të angazhimeve të tjera nuk kemi shku në gjykim”, ka konformuar për KALLXO.com Meshar Selimaj, avokat i Ali Selimajt.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, përmes padisë kërkonte  nga Mimoza Kusari-Lila 120 mijë euro kompensim për “cenim të reputacionit” me deklaratat e dhëna në emisionin “Jeta në Komunë”.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, kishte paditur Mimoza Kusari-Lilën për shpifje.

Kryeprokurori përpos kompensimit kërkonte nga Mimoza Kusari-Lila edhe të demantojë shpifjet e publikuara në mjetet e informimit.

KALLXO.com kihste raportuar lidhur me padinë e Selimajt ndaj Kusar-Lilës:

https://kallxo.com/mimoza-kusari-lila-paditet-per-shpifje/