Selim Pacolli flet për zgjerimin e Termokosit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka treguar për planet e zgjerimit të ngrohtores së qytetit nëpër lagje të ndryshme.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Pacolli tha sivjet është bërë shtrirja për Rrugën B, por që sipas tij komuna nuk mund të kujdeset edhe për kyqjen e banorëve.

“Vetëm në vitin 2018 është bërë shtrirja e gypit magjistral 4 kilometra, kryesisht Rugën B. Detyrë e Komunës së Prishtinës së bashku me Termokosin është ofrimi i trases për kyqje , kyqjet i bëjnë sigurisht operatorët privatë nëpër banesa. Kyqjet janë çështje private, nuk është çështje e komunës”, tha Pacolli.

Pacolli tregoi edhe për planet e shtrirjes në të ardhmen.

“Rrjeti është një çështje në shtrirje e sipër, sot nuk mundem me ju thanë që neser ose vitin e ardhshëm. Deri në vitin 2021 parashihet dyfishimi i kapaciteteve aktuale”, tha Pacolli.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: