Ilustrim- "Kallashnikov" i sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Sekuestrohet kallashnikovi

Një kallashnikov është gjetur dhe sekuestruar në Kotradiq të Pejës.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, arma është gjetur gjatë kontrollit në një shtëpi, dje në orën 6:00 të mëngjesit.

Pronari i shtëpisë është marrë në pyetje dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com shkroi edhe për sekuestrime tjera të kallashnikovëve.