Policia shqiptare, ilustrim

Sekuestrohen 517 Kg Kanabis Sativa

517 kg kanabis sativa dhe 1440 fishekë luftarakë ka sekuestruar policia e qarkut të Gjirokastrës në kuadër të operacionit të koduar “Bishanaj”.

Kontrollet janë bërë në fshatin Zhapokikë, ku në afërsi të një banese janë gjetur 60 thasë me kanabis me kërcej e gjethe dhe sasia e fishekëve.

Në pranga ka rënë Neim Bishani, 54 vjeç për prodhim të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Ndërsa në gjendje të lirë procedohet kryeplaku i fshatit Zhapokikë, Q. R., 63 vjec për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. /21Media