Sekretari i Shtetit të Vatikanit viziton Kosovën

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin po qëndron në Kosovë në vizitë zyrtare treditëshe.

Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, ai do të ketë pritje në Prishtinë dhe Prizren, ku edhe do të mbahen mesha për nder të tij.

Ky është programi i plotë vizitës së kardinali Pietro Parolin, në Prizren dhe Prishtinë:

9 qershor

11:00 – Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

12:30 – Pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, në përdhesen e Katedrales

18:00 – Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.

10 qershor

09:00 – 10:30 – Takimi me autoritetet

11:00 – Takimi me klerin dioqezan, rregulltarët dhe rregulltaret, katekistët dhe bashkëpunëtoret laikë në Qendrën “BogdaniPolis”./RTK