Arkiv - Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Sekiraqa sot në gjyq për akuzat për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës

Enver Sekiraqa sot pritet të përballet në gjykatë lidhur me akuzat për nxitjen e vrasjes së policit, Triumf Riza.

Në këtë rast gjyqësor sot pritet që të vazhdoj shqyrtimi gjyqësor.

Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Rizës.

Aktakuzën e prokurorisë e përfaqëson prokurori special Haki Gecaj ndërsa rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Shashivar Hoti, Beqir Klludra dhe Shadije Gërguri.

Gjatë seancave të kaluara, në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa kishte deklaruar se do të mbetet në heshtje në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues

“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, kishte thënë Sekiraqa.

https://kallxo.com/enver-sekiraqa-vendos-te-mos-i-pergjigjet-as-prokurorit-as-trupit-gjykues/

Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 37 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen.

https://kallxo.com/denohet-enver-sekiraqa/

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

Shkrimet mund t’i gjeni në këtë link.