Dardan Sejdiu - Foto: Atdhe Mulla

Sejdiu: PSD-ja e vetmja parti që votoi unanimisht për rezolutën kundër Thaçit

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu tha se Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës.

“Të gjithë deputetët e PSD-së, pa asnjë përjashtim. Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai tha se koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtjesor për procesin e dialogut me Serbinë.

Sejdiu po ashtu ka publikuar edhe listën e të gjithë deputetëve se si kanë votuar në këtë rezolutë:

Kallxo.com ka raportuar gjatë ditës në lidhje me ngjarjet në Kuvend:

https://kallxo.com/nuk-ka-pajtim-per-rezoluten-anti-thaci-per-dialogun-me-serbine/

https://kallxo.com/kuvendi-vazhdon-seancen-neser-ne-oren-1000/