Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/EPA-EFE

Seanca për Kosovën, Vuçiq do të flasë të paktën dy orë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë për të paktën dy orë në një sesion të posaçëm të Parlamentit të Serbisë për Kosovën, të planifikuar për nesër.

Në fjalimin hyrës, Vuçiq do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të këtyre dy popujve, dhe po ashtu do të flasë për zgjidhje konkrete në të ardhmen.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ministrat dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Serbisë./RTK