Hashim Thaçi, President i Kosovës

Së shpejti fillon demarkacioni me Serbinë

Shënimi i vijës kufitare me shtetin serb do të fillojë së shpejti.

Kështu paralajmëroi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha që janë rreth 400 kilometra që kërkojnë shënim.

Ai në një konferencë për gazetarë paralajmëroi kohë të vështira në fillimin e këtij procesi.

“Shpejt do ta kemi demarkacionin me Serbinë, janë rreth 400 km, ju e dini çka kemi kaluar me Malin e Zi. Ne duhet me kuptu që po vëmë kufi me Serbinë. Kjo duhet të kaloj çdo interes partiak”, tha Thaçi.