Foto: RTV 21

Së Paku 30 të Vdekur e Mbi 300 të Lënduar nga Tërmeti

Dhjetëra persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit me fuqi 7.5 shkallë të Rihterit, i cili dridhi të hënën në mbrëmje Papua Guinenë e Re.

Ekipet shpëtimtare po tentojnë të depërtojnë deri në rajonet malore, ku rrugët janë bllokuar, ndërsa lidhjet telefonike janë ndërprerë, raportuan sot mediat.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 90 kilometra në jugperëndim të luginës Porgera, në një rajon me disa fshatra dhe një minierë të arit.

Sipas mediave lokale, 13 persona kanë vdekur në qytetin Mednia, ndërsa 18 të tjerë në rajonet përreth qytetit.

Mbi 300 persona tjerë janë lënduar.

Zyrtarët në rajonet e goditura deklaruan se kurrë në jetën e tyre nuk kanë parë dëme më të mëdha.

Në zonën e epiqendrës së tërmetit gjenden disa fusha për shpimin e naftës dhe gazit.

Papua Guinea e Re ka rreth shtatë milionë banorë./21Media