FBI në vendin e ngjarjes - Foto: Rtv21

Së Paku 27 të Vrarë në një Kishë në Teksas

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur pasi një sulmues ka hapur zjarr në një kishë në Teksas, gjatë lutjeve të së dielës.

Një komisar i Policisë në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se të paktën 27 persona kanë vdekur nga sulmi, ndërsa raportohet edhe për 30 plagosur.

Sulmi ndodhi rreth orës 11:30 të kohës lokale,

Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në zonën Willson, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Policia ka informuar se e kanë vrarë sulmuesin, i cili gjatë kohës kur brenda në kishë po bëheshin lutjet, ai kishte hyrë dhe me armë zjarri ka shtënë drejt njerëzve. /21Media