SBAShK-u sot dorëzon padi ndaj MAShT-it

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka njoftuar se sot do të bëjë padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonoligjisë në lidhje me vendimin për kompensimin e orëve të grevës tri javëshe.

“Të nderuara media,  ju njoftojmë se sot me datë 04.03.2019, në ora 13:15 SBASHK-u do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm,  Divizioni Administrativ,  në rrugën Nekibe Kelmendi p.n,( Te Pallati i drejtësisë) padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura  gjatë grevës”, është thënë në një njoftim për media.

Ndryshe, vendimi i ministrisë për kompensimin e orëve thotë se pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Për këtë vendim edhe zyra e Avokatit të Popullit ka thënë se humbja e pushimeve për kompensim të orëve dëmton shëndetin e fëmijëve.

https://kallxo.com/avokati-i-popullit-humbja-e-pushimeve-per-kompensim-te-oreve-demton-shendetin-e-femijeve/

Mësimi gjatë vikendit konsiderohet se mund t’i dëmtojë nxënësit

https://kallxo.com/sbashk-u-kundershton-kompensimin-e-oreve-paralajmeron-padi-ndaj-bytyqit/