SBAShK-u dorëzon padinë ndaj MAShT-it në gjykatë

Vendimi që orët e humbura gjatë grevës tri javëshe në arsim të kompensohen, i ka kushtuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me padi në gjykatë.

Kjo erdhi pasi që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) nuk u pajtua me atë vendim.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj tha se këtë padi e kanë bërë pasi që konsiderojnë se vendimi për zëvendësimin e orëve të humbura, nuk ka bazë ligjore.

“Këtë aktpadi po e bëjmë nga fakti se konsiderojmë që vendimi i tij nuk është i bazuar në asnjë ligj, pra as në ligjin për greva. SBAShK-u me dokumentin që dorëzon në gjykatw ka kërkuar nga gjykata gjegjëse që fillimisht të pezullojë vendimin e ministrit Bytyqi, pastaj të marrë  vendim meritor në bazë të argumenteve që ne i shtruam dhe në bazë të ligjit për greva”, tha Jasharaj.

Tutje ai tha se Bytyqi do të duhej që së bashku me SBAShK-un të bëjnë apel për kompensimin e atyre orëve, e jo përmes vendimeve.

“Bytyqi duhet më tepër të bashkëpunoje me ne, sepse u pa që jemi një zëri i mësimdhënësve të Kosovës, ne punojmë që të realizojmë kërkesat e tyre, greva është legjitime dhe më mirë do të ishte që Bytyqi bashkë me ne t’i drejtohemi atyre me një apel, më një lutje që t’i shqyrtojnë mundësitë e tyre për kompensim e jo të jepen urdhëra për gjëra që nuk janë te drejta dhe jo ligjore”, tha Jasharaj.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje DKA-ve që të fillojnë punën për kompensimin e orëve, derisa të merret një vendim nga ana e gjykatës.

Ndryshe, vendimi i ministrisë për kompensimin e orëve thotë se pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Për këtë vendim edhe zyra e Avokatit të Popullit ka thënë se humbja e pushimeve për kompensim të orëve dëmton shëndetin e fëmijëve.

https://kallxo.com/avokati-i-popullit-humbja-e-pushimeve-per-kompensim-te-oreve-demton-shendetin-e-femijeve/

Mësimi gjatë vikendit konsiderohet se mund t’i dëmtojë nxënësit

 

https://kallxo.com/sbashk-u-kundershton-kompensimin-e-oreve-paralajmeron-padi-ndaj-bytyqit/