SBAShK u bën thirrje mësuesve të mos zmbrapsen nga greva

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist vizituan edhe Shkollën “Hasan Prishtina” ku kërkuan mbështetjen e të gjithë mësimdhënësve që pavarësisht presioneve që mund të kenë nga prindërit e nxënësve të mos zmbrapsen nga greva.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se janë munduar që përmes dialogut t’i përmbushin kërkesat e tyre për të ndryshuar Ligjin për pagat por siç deklaroi ai, kjo ishte pa sukses sepse degraduan mësimdhënësit.

Ai theksoi se ligji per pagat ka tentuar të krahasojë mësimdhënësit me profesionet për të cilat kërkohet vetëm shkolliminfillor dhe i mesëm.

“Duke filluar nga presidenti nuk kanë mund të bëhen ata që janë sot pa kaluar në duart tuaja dhe është cudi që insitutcionet e Kosovës knë lejuar qe një vozitës i tyre të ketë oafën më të lartë se një mësues. Fillimisht koeficientët na i kanë bërë 1.75 dhe më pas na e knë bërë 2 për fillore dhe 2.1 për të mesëm”, ja thënë Jasharaj.

Ai tregoi edhe një shembull se si ligji për pagat ka ndikuar në shumën e pagës që merr personi me shkollim të njejtë por me vendpunim të ndryshëm.

“Nëse një psikolog që punësohet në arsim dhe një më mjekësi do të kenë paga të ndryshme edhe pse kanë shkollimin e njëjtë pra shumën e pagës ua kushtëzon vetëm vendi i punës. Në fillim është thënë titujt e njejtë oagat e njejta por ka ndodhur e kundërta. Nuk varet më prej SBASHK-ut ne kemi pritur mjaft greva do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat tona të cilat edhe qeveritarët kanë pranuar që janë e drejtë e jona. E tërë Kosova dhe i tërë sistemi arsimor është në grevë.”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i prindërve në këtë shkollë për aktivin e klasëve të nënta, Ferki Çitaku tha se prindërit e kësaj shkolle mbështesin mësimdhënësit të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre përmes kësaj greve.

“Është përgjegjësi edhe e jona që ti përkrahim sepse është për interesun e fëmijëe tanë. Mund të humbin disa ditë mësimore mirëpo mendoj që nëse plotësohen këto kërkesa atëherë edhe cilësia do të rritet në arsimimin e fëmijëve tanë. Jemi me ju.”, ka thënë Çitaku.

Greva e mësimdhënësve ka filluar me kërkesat që koeficienti i pagës për mësimdhënës të ndryshoj, në Ligjin për Paga që është në procedim.

Sipas sindikatës, pagat e parapara për mësimdhënës janë të padinjitetshme për punëtorët e arsimit.

https://kallxo.com/sbashk-greves-i-jane-bashkangjitur-mesuesit-e-elena-gjika-s/