SBAShK sot diskuton nëse sërish do të ketë grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka ftuar sot kryesinë e saj dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave, me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë për mbajtjen e orëve të humbura.

SBAShK thotë se nuk do të mbahen orët e humbura as gjatë pushimit pranveror dhe as vikendeve.

Ndërsa, në takimin e sotëm, varësisht nga informatat që marrin, do të marrin veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione.

“E nëse presione do të ketë në shumicën e komunave  do të shkohet në grevë të përgjithshme  në nivel vendi”, thuhet në komunikatën e SBASHK.

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, pushimi pranveror fillon sot deri më 5 prill 2019 ky pushim sipas tyre është aprovuar në fillim të vitit shkollor, dhe s’do të ketë zëvendësim të orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror e as fundjavëve.