Foto: KALLXO.com

SBAShK: Kompensimi i orëve bëhet vetëm nëse MAShT tërheq vendimin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj vazhdon të mos heqë dorë nga qëndrimet e tij në lidhje me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.

Jasharaj në një prononcim për KALLXO.com tha se kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse MAShT e tërheq vendimin për mënyrën e kompensimit të tyre.

“Ne e kemi thënë shumë qartë se Këshilli Drejtues do të mblidhet dhe do të vendosë për orët e humbura vetëm nëse Ministria e Arsimit e tërheq vendimin që është në fuqi, përndryshe do të presim deri në vendimin e gjykatës për formën e kompensimit. Mësimi nuk do të mbahet këtë të shtunë”, tha Jasharaj,

Javën e kaluar në Komisionin parlamentar për Arsim ishin ballafaquar përfaqësues të SBAShK-ut dhe MAShT-it për të gjetur një zgjidhje për zëvendësimin e këtyre orëve, mirëpo as aty nuk u gjet një gjuhë e përbashkët mes palëve.

Aty u vendos që këtë javë SBAShK të mbledh Këshillin Drejtues dhe kështu të gjendet një zgjidhje.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kishte deklaruar se do të marrin masa nëse do të mundohen ta ndalojnë procesin e kompensimit të orëve.

https://kallxo.com/ska-marreveshje-mes-masht-dhe-sbashk-ministria-insiston-se-mesimi-mbahet-neser/

Greva trijavëshe e mësimdhënësve u mbajt për shkak të pakënaqësive të tyre në Ligjin për Paga.

https://kallxo.com/sbashk-merr-vendimin-per-greven/

Mësimi që ia dhanë njëri-tjetrit partnerët e koalicionit përmes SBAShK-ut

www.kallxo.com