SBAShK Foto: KALLXO.com

SBAShK i reagon Zafir Berishës dhe Milaim Zekës

“Ne nuk do të lëshohemi në deklarata të nivelit të deputetëve. Turpi do t’iu mbetet atyre.”, ka deklaruar kryetari i SBAShK-ut.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) pas mbledhjes së kryesisë vendosi që të dërgojë reagim ndaj deklaratave të deputetëve Zafir Berisha dhe Milaim Zeka.

Në mbledhjen e SBAShK-ut me kryetarët e niveleve komunale u kërkua që të ketë një reagim publik i cili do t’u dërgohet kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe grupit parlamentar të Nismës.

Sa i përket mbajtjes së mësimit nëpër shkollat e Kosovës, kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut raportuan për komunat e tyre se cilat po e respektojnë vendimin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe cilat shkollave po e respektojnë atë të SBASHK-ut për mos mbajtjen e mësimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se nuk ka kërcënime të rënda dhe të drejtpërdrejta.

Ndërkaq sa i përket kërkesave për mbajtjen e orëve, Jasharaj tha se janë normale sepse institucionet e kryejnë punën e tyre.

“Ne nuk do të lëshohemi në deklarata të nivelit të deputetëve. Turpi do t’iu mbetet atyre.”, ka deklaruar Jasharaj.

Përfaqësuesit e komunave treguan se shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë që nga 1 prill deri më 5 prill do të jenë në pushim pranveror.

Në komunën e Klinës u raportua se ka pasur presion për mbajtjen e orëve, në Obiliq katër shkolla janë duke i zëvendësuar orët ditëve të shtuna si dhe në komunën e Pejës katër ose pesë shkolla janë duke punuar të shtunave.

Ndërkaq në komunat e mëposhtme pushimi pranveror është duke u mbajtur: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Hani i Elezit, Gllogovc(Drenas), Istog, Junik, Kaçanik, Kamenica, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, min32, Viti, Vushtrri, Shtërpca, Zveçan, Kllokot, Leposaviç, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë.

KALLXO.com kishte raportuar se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha e ka ofenduar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe kryetarin e saj Rrahman Jasharajn.

Berisha i ka quajtur “debila” dhe “injoranta” anëtarët e sindikatës, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u diskutua për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

https://kallxo.com/zafir-berisha-i-ofendon-anetaret-e-sbashk-ut/