Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë - Foto: Facebook

SBAShK: Grevës i janë bashkangjitur mësuesit e ‘Elena Gjika-s’

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka filluar të mbajë aktivitete e saj gjatë ditës së sotme me një vizitë në çerdhen e kryeqytetit “Fatosat” për të vazhduar më tej me vizita të tjera.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kanë filluar vizitën gjatë kësaj greve së pari në çerdhe meqenëse sipas tij, pagat e edukatoreve në çerdhe janë shumë të ulëta.

Jasharaj theksoi se kësaj greve i janë bashkëngjitur edhe mësimdhënësit e shkollës ‘Elena Gjika’.

“Edhe ata anëtarë që nuk janë pjesë e SBASHK-ut do ti bashkohen. Greva do të vazhdojë nëse ata mbesin në pozicione njëjtë sepse greva do të mbyllet vetëm atëherë kur institucionet e shtetit do t’i përmbushin kërkesat tona. Greva çdo ditë do të fillojë në orën 9 dhë do të mbyllet në orën 12.”, ka thënë ai.

Mbrëmë, shkolla ‘Elena Gjika’, kishte paralajmëruar se nuk do të ketë grevë.

“Të nderuar nxënës dhe prindër të SHFMU ” ELENA GJIKA ” ju njoftojmë se të Hënën , më 14.01.2019 do të fillojë gjysmëvjetori i dytë sipas kalendarit të rregullt mësimor .Shkolla jonë mbështet kërkesat e mësimdhënesve qe të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshem , të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor”, thuhej në njoftimin e shkollës.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut do ta vazhdojnë vizitën edhe në Univeristetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Tek universietet shumë keq qendrojnë administrata e cila me të vërtëtë ka shumë paga të uleta prandaj ne jemi në grevë edhe për ata. Por theksi i vecantë është tek çerdhet që janë shumë keq.”, përfundoi i pari i SBASHK-ut.

Greva e mësimdhënësve ka filluar me kërkesat që koeficienti i pagës për mësimdhënës të ndryshoj, në Ligjin për Paga që është në procedim.

Sipas sindikatës, pagat e parapara për mësimdhënës janë të padinjitetshme për punëtorët e arsimit.

 

https://kallxo.com/sbashk-greva-ne-arsim-qe-nis-neser-mund-te-zgjate-me-muaj/