Rrahman Jasharaj - Foto: KALLXO.com

SBASHK Fillon Grevën Javën e Ardhshme Nëse nuk Përmbushen Kërkesat

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (SBASHK) kanë ritheksuar ultimatumit e tyre që të miratohet Ligji për Punëtorët në Arsim të Viteteve të 90-ta në mënyrë që të evitohet greva me kohë të pacaktuar.

Greva e paralajmëruar do të fillojë më 13 prill.

Kryetari i rizgjedhur i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj  ka takuar sot Ministrin Reçica për të diskutuar për planifikimin afat-mesëm të shpenzimeve për Ministrinë e Punës.

Ministri Reçica i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut të udhëhequr nga kryetari Jasharaj se në planifikimin buxhetor të Kornizës Afat-mesme të Shpenzimeve 2019-2021, MPMS e ka përfshirë edhe Ligjin për Punëtoret e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990 deri në vitin 1999, të cilin propozim kjo Ministri e ka përcjellë në Ministrinë e Financave.

Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj, falenderoi Ministrin Reçica për angazhimin dhe planifikimin e buxhetit për Ligjin në fjalë në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 duke kërkuar nga ai që të bëj përpjekje në kuadër të Qeverisë, që meqenëse ky Ligj është paraparë nga MPMS në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021 edhe përkundrazi që nuk është aprovuar ende në Qeveri, Ligji në fjalë të kaloi në Qeveri dhe të procesohet në Parlament.

Sipas njoftimit, gjatë ditëve në vijim SBASHK-u gjithashtu do të bëjë përpjekje maksimale që të takoj edhe akterët tjerë në këtë proces, si Ministrin e MASHT-it z.Bytyqi, gjithashtu edhe Kryeministrin z.Haradinaj, në mënyrë që kërkesat e SBASHK-ut të realizohen para datës 13 prill.

Ditë më parë SBASHK kishte paralajmëruar edhe bojkotimin e testit PISA.

http://kallxo.com/sbashk-kercenon-bojkotimin-e-testit-pisa/