Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku zbulon identitetin e viktimës së mbrëmshme në Prekaz

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zbuluar identitetin e personit që mbrëmë u gjet i vdekur në veturën e tij të djegur në Prekaz të Epërm.

Sipas Lushtakut fjala është për Ilir Zeqirin nga Kopiliqi i Epërm.

Lushtaku ka shkruar se Ilir Zeqiri ishte veteran i luftës dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri.

“Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Pres nga organet e rendit që plotësisht të sqarojnë rrethanat e vdekjes”, ka shkruar Sami Lushtaku në profilin e tij në “Facebook”. Ai ka ngushëlluar familjen Zeqiri.

Ndërsa, Policia dhe Prokuroria e Rajonit të Mitrovicës njoftuan sot se rasti po hetohet si vrasje e rëndë pasi në afërsi të veturës së djegur bashkë me pronarin e saj janë gjetur 5 gëzhoja plumbash.

Në një komunikatë, Policia tha se viktima është I.Z., 48-vjeçar.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur rreth orës 19:00 në Prekaz të Epërm.

https://kallxo.com/djegia-e-48-vjecarit-ne-prekaz-prokurori-dyshojme-per-vrasje/

www.kallxo.com