Sami Lushtaku e Rifat Jashari - Foto: Facebook

Sami Lushtaku, nga Haga - në odë

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, pas kthimit nga Haga, ka qenë mysafir mbrëmë në odën e Jetullah Gecit.

KALLXO.com kupton se i ftuar tjetër i Gecit ishte edhe vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, Rifati, i cili disponoi të pranishmit më tingujt e çiftelisë.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-nis-intervistimin-ne-hage/

Sami Lushtaku dhe ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, sapo janë kthyer nga Haga ku ishin ftuar për t’u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar.

KALLXO.com raportoi sot se “Remi” ishte pritur në zyrën e kryeparalamentarit, Kadri Veseli.

https://kallxo.com/kadri-veseli-takohet-me-remin-i-kthyer-nga-haga/

www.kallxo.com