Arkiv - Sami Lushtaku. Foto: Kallxo.com

Sami Lushtaku nesër niset për në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kallxo.com ka mësuar  se ditën e nesërme ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

KALLXO.com ka provuar të marr konfirmim edhe nga vetë Lushtaku dhe avokati i tij Arianit Koci, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefon.

Gjatë ditës së djeshme avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka thënë për KALLXO.com se Lushtaku dhe Mustafa gjatë vikendit do të udhëtojnë për Hagë, me fluturim të rregullt ndonëse për datën e intervistimin tha se ende nuk ka dijeni.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me ftesat e Gjykatës Speciale.

 

https://kallxo.com/sami-lushtaku-ftohet-nga-gjykata-speciale/

 

https://kallxo.com/shtate-ftesa-ne-hage-kmdlnj-reagon-per-menyren-e-thirrjes/

https://kallxo.com/kryetari-i-ovl-uck-se-11-pjesetare-te-uck-se-jane-te-thirrur-per-ne-hage/

.